Dënohet me Kusht Polici për Marrje Ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë ia shqiptoi dënimin me kusht prej një viti policit të suspenduar Veton Gashi.

Gashi duhet të mos kryejë vepra tjera penale në periudhën prej dy vjetësh, nëse nuk dëshiron që dënimin e shqiptuar ta vuajë prapa grilave.

Në shtator të vitit 2012 “Drejtësia në Kosovë” transmetoi një reportazh ku trajtohej ankesa e një qytetari në KALLXO.com, i cili pretendonte se dy policë i kishin kërkuar ryshfet.

Disa muaj pas transmetimit të emisionit, Prokuroria e Prishtinës ngriti propozim-akuzë ndaj policëve Veton Gashi e Hydajet Krasniqi, duke i akuzuar për mitë-marrje.

Dy policët mohuan fajësinë, ndërsa pak muaj pas ngritjes së aktakuzës polici Hydajet Krasniqi u arratis dhe tani është i paqasshëm për gjykatën. Ndaj tij procedura është veçuar.

Policët u Zunë Duke Marrë Mito

Më 13 tetor Gashi paraqiti fjalën e tij përfundimtare në të cilën tregoi se si e ftuan në stacionin policor pas orarit të punës për ta njoftuar se po hetohej nga Inspektorati Policor.

Gashi tregoi atë ditë se zyrtarë të inspektoratit i kishin thënë se kanë gjetur 100 euro në xhepin e kolegut të tij, por ai tregoi se kur ka pyetur Hydajet Krasniqin, Krasniqi i ka thënë që paratë i ka gjetur në makinën zyrtare të policisë.

http://kallxo.com/jep-mbrojtjen-polici-akuzuar-per-marrje-ryshfeti/

Shkrimet për gjykimin e Gashit mund t’i lexoni këtu.