
Deputeti Milaim Zeka dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Dekoratën e Thaçit për veprimtarin Brahim Zeka, e pranoi deputeti Milaim Zeka
05.7.2019 - 19:02
Në vazhdën ndarjes së dekoratave, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot i ka ndarë Urdhrin e Lirisë veprimtarit tashmë të vdekur, Brahim Zeka.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, Thaçi ka thënë se këtë dekoratë e ka ndarë për shkak të kontributit të dhënë për lirinë e Kosovës.
“Në emër të familjes, këtë dekoratë e pranuan deputeti Milaim Zeka, e përndjekura politike Habibe Zeka, e cila ishte edhe pjesëtare e lëvizjes së ilegalitetit kombëtar, si dhe ish i burgosuri politik Fatmir Krasniqi. HTH”, ka thënë presidenti Thaçi.