Ilustrim

Deçan, digjet stalla në rrethana të pasqaruara

Raportohet se në mëngjesin e djeshëm është kapluar nga zjarri një stallë në fshatin Prekollukë të Deçanit.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura stallën e tij e kishte kapluar zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin”, njofton policia.

Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 5 mijë euro. Nuk raportohet për të lënduar dhe sipas policisë rasti është duke u hetuar.