Policia jep detaje për djegien e depos në Podujevë

Një depo për grumbullimin e frutave të imta është djegur të dielën, më 14.04.2024, në Podujevë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, zjarri që shkatërroi depon dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një defekti me energjinë elektrike.

“Njësia e zjarrfikësve ka dalë vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar për shuarjen e zjarrit, kurse njësia policore ka intervistuar dy dëshmitarë dhe viktimën që kanë deklaruar se zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e ndonjë defekti me energji elektrike” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.