Pamje nga ndeshja Gjilani - Feronikeli - Foto: Rtv21
Besa e Fortë për Dritën, Gjilani e Feronikeli Ndajnë Pikët
Gjilani dhe Feronikeli kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1, të dielën, në javën e dytë te Superligës së Kosovës në futboll.
Ballafaqimi mes gjilanasve dhe drenicasve, ka dhënë një lojë të kënaqshme, derisa nikoqirët në minutën e 21-të kaluan në epërsi me autogolin e Doshlakut, ndërkaq, një pikë skuadrës udhëtuese ia siguroi Mark Milicaj në minutën e 46-të.
Ndërkohë, Besa i është gëzuar fitores së parë në këtë sezon të garave, duke mundur Dritën e Gjilanit, me rezultat 2-0, ndeshje kjo e zhvilluar në ‘Shahin Haxhislami’ te Pejës.
Altin Merlaku në minutën e 14-të dhe Balaj në minutën e 56-të shënuan nga një gol për fitoren e pejanëve.
Superliga / Java e Dytë
Rezultatet
Gjilani-Feronikeli 1-1
Besa-Drita 2-0
Dje
Flamurtari-Prishtina 0-2
Liria-Trepça ’89 1-0
Drenica-Vëllaznimi 1-0
Vllaznia-Llapi 0-1
Tabela:
1.Llapi 6
2.Gjilani 4
3.Feronikeli 4
4.Trepça ’89 3
5.Prishtina 3
6.Drita 3
7.Vëllaznimi 3
8.Drenica 3
9.Liria 3
10.Besa 3
11.Vllaznia 0
12.Flamurtari 0