Bastorja në Fushë Kosovë punon përkundër faktit se ATK e ka mbyllur - FOTO

Në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë të shtunën mbrëma është hapur bastorja që ishte mbyllur nga inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës – ATK.

Ndonëse në derën e saj shihet ende njoftimi nga ATK për mbylljen e saj, kjo bastore ka hapur dyert për të gjithë ata që kanë dëshiruar të luajnë ndonjë lojë basti.

Banorët e lagjes kanë thënë për KALLXO.com se edhe pse bastoret në këtë rrugë janë mbyllur, ato vazhdojnë punën, në veçanti gjatë fundjavave kur edhe luhen lojë në liga të ndryshme të Evropës.

Kjo bastore nuk gjendet shumë larg shkollës fillore “Mihajl Grameno” në Fushë Kosovë.

 

https://kallxo.com/pas-raportimit-te-kallxo-com-mbyllen-dy-bastore-ne-fushe-kosove/#

 

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për bastoret që janë të hapura afër shkollave.