‘Bab Club’ Nuk Dorëzohet!

Në aksionin e policisë për lirimin e lokaleve nën menaxhimin e AKP-së është bllokuar edhe “Bab Club”-i. Ky lokal kishte funksionuar në dy hapësira mirëpo njërën prej tyre e kishte privatizuar Xhevat Sadriaj, një biznesmen në Zvicër.

Megjithatë ai mbahej i uzurpuar nga Rrustem Rukolli, pronari i Kompanisë “R&Rukolli”.

Hapësira e privatizuar nga Xhevdet Sadriaj sot u bllokua nga policia, ndërsa Rukolli në një intervistë për KALLXO.com tha që është shfrytëzues e jo uzurpator, edhe pse e pranoi së lokali është i privatizuar nga Xhevat Sadriaj.

Vigan Bekqeli,  menaxher në ‘bab Club’, në një intervistë për KALLXO.com  tha se do të vazhdojnë punën por jo në hapësirën e cila u mbyll sot nga policia.

Sipas tij, ata që dy javë kanë vazhduar të bartën nga lokali që ka kontest mes pronarëve në fjalë.

“Ne do të vazhdojmë punën në pjesën që jemi bartur dhe kjo pjesë i takon “Bab Club”-it. Ka gati dy javë që kemi filluar të bartemi në pjesën tonë, kjo pjesa e mbyllur e lokalit nuk me përket mua të flas sepse do rregullohet mes dy pronarëve”, tha Bekqeli.

Pjesa e bllokuar nga policia në mëngjesin e sotëm ishte mbuluar me qese najloni.