Foto-ilustrim

Arrestohet Pasi i Ofron Policit 10 Euro Ryshfet

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari për ofrim ryshfeti është një shtetas i Maqedonisë me inicialet N. G. që u ndalua për tejkalim shpejtësie.

“I dyshuari pasi ishte ndaluar nga policia për tejkalim të shpejtësisë me rastin e dhënies së dokumentacionit ka hedhur në ulëset e pasme dy bankënota nga 5 euro, me qëllim të mosshqiptimit të gjobës për kundërvajtje,” thuhet në njoftimin policor.

I dyshuari për tejkalim shpejtësie dhe dhënie ryshfeti pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës është liruar,ndërsa rasti i këtyre shkeljeve ka shkuar në gjykatë.

Policëve në Ferizaj nuk është hera e parë që u ofrohet ryshfet në këmbim të mosdënimit.

Në shtator të vitit të kaluar KALLXO.com shkroi për dy raste të tilla.

http://kallxo.com/arrestohet-se-i-ofroi-10-euro-policit-per-shmangie-te-denimit/

http://kallxo.com/arrestohet-nen-dyshimin-se-i-ofroi-10-euro-policit/