Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që mori veturën me qira e nuk e ktheu

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti më 21 dhjetor të vitit të kaluar, ka marrë një veturë me qira dhe nuk e ka kthyer në afat të caktuar.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet më saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”.

Pas intervistimit  i dyshuari me vendim të prokurorit, është  dërguar  në  mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar si keqpërdorim të besimit.