Aksion i Policise - 24.07.2019

Arrestohen katër persona në Fushë Kosovë për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, nën dyshimin për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dy lokacione, ku ishin duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit, dhe të njëjtat lokacione janë kontrolluar në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

Sipas policisë, në lidhje me këtë rast janë njoftuar edhe Njësia e Krimeve Ekonomike, e cila ka dalë në lokacion dhe është marrë me rastin.

Katër të arrestuari për këtë rast, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.