Foto: Policia e Kosovës

Arrestime e Konfiskim Armësh në Skenderaj

Tre persona janë arrestuar për posedim ilegal të armëve në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Sot në orët e paradites policia ka realizuar bastisje në tri lokacione të ndryshme në fshatin Llaushë, pas informacioneve për posedim ilegal të armëve.

Policia  pas bastisjes ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 50 copë fishekë.

Të arrestuarit për posedim ilegal të armëve janë B.V, 24 vjeçar, A. V,  23 vjeçar dhe E. Sh, 21 vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se tre të arrestuarit pas procedurave intervistuese janë liruar në procedurë të rregullt.