Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: KALLXO.com

Arrest Shtëpiak të Dyshuarve për Mosdhënie të Ndihmës

Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak dy personave që u arrestuan dje nën dyshimin se nuk i ofruan ndihmë një të moshuari që ishte rrëzuar skaj rrugës në Gjilan.

Ky i moshuar pastaj vdiq.

Lajmin për caktimin a arrestit shtëpiak dy të dyshuarve e konfirmoi për KALLXO.com Sabit Shkodra, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan.

“Mund të konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy të pandehurve, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës”, tha Shkodra.

KALLXO.com shkroi dje për arrestimet e personave të cilëve sot iu caktua arresti shtëpiak.

http://kallxo.com/arrestuari-per-mosdhenien-e-ndihmes-shofer-kamionit/

http://kallxo.com/dyshuari-per-mosdhenie-te-ndihmes-mjeshter-dritareve/

Prokurori Agron Uka paralajmëroi dje se mund të ketë edhe arrestime të reja për këtë çështje.

http://kallxo.com/vdekja-e-te-moshuarit-ne-gjilan-praralajmerohen-arrestime-te-tjera/