Apostolova Flet për Urën e Ibrit dhe Situatën në Veri

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova tha revitalizimi në urën e Mitrovicës është thuajse gati.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Apostolova tha se janë duke pritur lejet e Mitrovicës Veriore për finalizimin e projektit.

“Ura… Skicë fantastike, ura është e standardeve më të larta për lidhje në Europë madje. Sepse, jo vetëm dizajni është shumë modern, por edhe veprat të cilat janë më se tipike për të gjitha qytetet europiane aktualisht unë dua ta përmend se projekti është finalizuar, por ajo çka mungon momentalisht është lidhja në mes të këtyre projekteve të cilat janë implementuar dhe realizuar nga Mitrovica veriore dhe projekti ynë”, tha Apostolova.

Ajo po ashtu foli lidhur me situatën e sigurisë në veriun e vendit pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

“Unë mendoj që së pari, natyrisht, është përgjegjësi e kryetarëve poashtu, e qeverisjes lokale, duke përfshirë edhe autoritetet e nivelit nacional të Kosovës t’i kushtojnë me të vërtetë rëndësi të madhe situatës në veri”, tha Apostolova.

Apostolova në këtë intervistë flet lidhur me temat si korrupsioni, gjykata speciale dhe situata në veri.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: