Aktakuzë për Vrasjen e Trefishtë në Prizren

Aktakuza ndaj dy personave me inicialet E. Sh që mes vete janë babë e bir është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prizren

“Të akuzuarit E. Sh. dhe E. Sh më datën 8 mars 2015, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me dashje direkte kanë ndërmarrë veprime me qëllim të privimit nga jeta  tani të të ndjerëve Ferdi Shishko, Haki Thaqi dhe Bergin Ersoy të gjithë nga Prizreni,” thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.

Me këto veprime të akuzuarit E. Sh dhe E. Sh si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, thuhet më tutje në komunikatë.

Prokuroria ngarkon të akuzuarit edhe për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

KALLXO.com shkroi në vazhdimësi për zhvillimet pas kësaj vrasjeje të dyfishtë. http://kallxo.com/vrasje-e-trefishte-ne-prizren/

Kur iu caktua paraburgimi dy personave me inicialet E.Sh., gjyqtarja në arsyetimin e vendimit dhe se ata dyshohen se kishin kryer këtë vrasje duker qëlluar drejt tash të vrarëve njëri me automatik e tjetri me pistoletë.

http://kallxo.com/rrefimi-ne-gjykate-i-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-trefishte-ne-prizren/

http://kallxo.com/u-vazhdohet-paraburgimi-te-dyshuarve-per-vrasjen-e-trefishte-ne-prizren/

KALLXO.com shkroi edhe për historinë e konfliktit që çoi në këtë vrasje.

http://kallxo.com/ekskluzive-historia-e-konfliktit-qe-coi-te-vrasja-e-trefishte-ne-prizren/