Bërnjak, Foto: KALLXO.com
Procesi i votimeve në veri, deklarohet Prokuroria e Shtetit
Prokuroria e Shtetit ka thënë se procesi i votimit në katër komunat veriore të Kosovës, ka kaluar pa asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria tha se gjatë gjithë ditës ka mbikëqyrë procesin e votimit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
“Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët e shtetit janë angazhuar, në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyrë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit të votimit, të cilët ishin në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit. Të njëjtit gjatë gjithë ditës vazhdimisht kanë vizituar qendrat e votimit në katër komunat për të parë për së afërmi ecurinë e procesit të votimit” – thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Në fund të komunikatës, Prokuroria tha se do të vazhdojë të mbikëqyrë procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e procesit.
Më 21.04.2024 në katër komunat veriore me shumicë serbe është mbajtur votimi pro apo kundër të largimit të kryetarëve në komunat Leposaviq, Zubik Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Leposaviq, Zubin Potok, dhe Mitrovicë e Veriut kanë votuar vetëm 253 qytetarë, derisa në Zveçan asnjë votë e vetme, duke e cilësuar të dështuar këtë proces.
KQZ: Nuk është arritur 50% i domosdoshëm, votimi për largimin e kryetarëve ka dështuar