Aktakuzë për shfrytëzim të pronës së komunës për parking

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për një person të dyshuar se ka uzurpuar pronën publike.

Sipas aktakuzës, i pandehuri para një kohe e deri më 13 gusht, në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar pronën e Komunës së Pejës pa asnjë bazë ligjore, dhe e kishte shfrytëzuar atë për parking.

Më 13 gusht, sipas prokurorisë, i dyshuari për uzurpim është larguar me forcë nga organet kompetente.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Uzurpim i pronës publike. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com kishte raportuar për lirimin e parkingut nga ana e Policisë dhe Prokurorisë në Pejë.

Prokuroria e Policia largojnë parkingun nga prona e uzurpuar