Largimi i parkingut të uzurpuar në Pejë. Foto: Kallxo.com

Prokuroria e Policia largojnë parkingun nga prona e uzurpuar

Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me organet policore dhe inspektoratin e Komunës kanë ndërmarrë të martën një aksion për lirimin e pronës së uzurpuar në qendër të qytetit

Kjo pronë shfrytëzohej si auto parking një person i dyshuar për uzurpim të pronës së paluajtshme.

Pjesëtarët e policisë kanë filluar largimin e të gjitha automjeteve që ndodheshin të parkuara në këtë hapësirë.

Me urdhër të prokurorit është sekuestruar edhe kabina në të cilën kryheshin pagesat për parking.

Largimi i parkingut të uzurpuar në Pejë. Foto: Kallxo.com