Kanali në të cilin është gjetur trupi i pajetë, Foto: KALLXO.com

Gjendet një person i vdekur në afërsi të parkut "Karagaçi" në Pejë

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të parkut “Karagaç” në Pejë. Trupi i pajetë dyshohet se i përket një personi, i cili është zhdukur kohë më parë.

KALLXO.com mëson se vendi në të cilin është gjetur trupi është brenda një kanali në afërsi të parkut “Karagaç” në Pejë.

Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë.

“Po, mund të ju konfirmojmë se trupi i gjetur tashmë do të dërgohet edhe në obduksion, fillimisht për të kuptuar për identitetin e personit, e më pas edhe për të kuptuar shkakun e vdekjes”- tha për KALLXO.com prokurori Ersan Qavolli.