Sami Lushtaku. Foto: Arkiv (Kallxo.com)

Aktakuzë Gjigante për Arratisjen e Sami Lushtakut

Kreu i Skenderajt Sami Lushtaku, i biri i tij Mërgimi dhe 22 persona të tjerë në mesin e të cilëve zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, gardianë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të Lushtakut janë pjesë e aktakuzës të cilën së fundmi e ka ngritur prokuroria e EULEX-it.

Prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë për 24 persona lidhur me arratisjen e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës nga spitali i Prishtinës.

Aktakuza e cila përfshin një varg zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, përshkruan në detaje mënyrën se si u arratis Lushtaku nga burgu duke treguar makinën dhe personin i cili e barti atë nga spitali për në një banesë.

E njëjta përshkruan mënyrën se si pas arratisjes së Lushtakut Drejtori i Burgut të Prishtinës ishte avancuar në krye të shërbimit korrektues.

Pjesë e aktakuzës është edhe i biri i Lushtakut, Mërgimi, roli i të cilit përshkruhet në këtë akt të prokurorisë.

Arratisja e Lushtakut e Emëroi Thaqin Drejtor Burgu

Aktakuza përshkruan edhe përfshirjen e zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët refuzuan ta transferonin Lushtakun në burgun e Mitrovicës.

Në këtë aktakuzë edhe mjekë të QKUK-së ngarkohen se dhanë diagnoza të falsifikuara për Lushtakun, e po ashtu pjesë e aktakuzës janë edhe bashkëpunëtorë të Lushtakut të cilët u ofruan dëshmitarëve para e banesa në këmbim të deklaratave.

KALLXO.com do e publikojë pas disa orësh përmbajtjen e plotë të aktakuzës e  cila tashmë është dorëzuar në gjykatë.

Për këtë aktakuzë njoftoi edhe Prokuroria e Shtetit me anë të një komunikate.

KALLXO.com shkroi për arratisjen e Lushtakut.

http://kallxo.com/heshtje-rreth-arratisjes-se-pare-te-sami-lushtakut/