Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sami Lushtaku ndalohet për intervistim nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar në zyret EULEX-it për intervistim nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin djali i tij, Mergim Lushtaku, njëherësh deputet i PDK-së.

“Janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it”, ka thënë Lushtaku, duke shtuar se me babain e tij ndodhet edhe avokati në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Mergim Lushtaku është jashtë objektit të EULEX-it së bashku me familjarë te tjerë.

Gjithashtu, aty është edhe kryetari i Komunës se Skenderaj, Fadil Nura, me një pjese te kabinetit.

Ndërkaq, Dukagjini ka tentuar të marrë detaje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, por, ende s’ka pranuar një përgjigje.

Kujtojmë se para një dite cak i bastisjeve nga Specialja ishte njëri prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi./Dukagjini