A po rritim gjenerata të pashëndetshme?

Ushqimi i fëmijëve në shkolla dhe përkujdesja institucionale për shëndetin e të rinjve ishte temë e emisionit të  ‘Jeta në Kosovë’.

Hulumtimi që u transmetua tregoi për llojet e ushqimeve që përdorin fëmijët në shkolla.

Profesionistë të fushës tregojnë se çfarë ndikimi ka në shëndetin e fëmijëve ushqimi i shpejtë, pijet e gazuara.

A janë të shëndetshme kiflet si shujta të fëmijëve në shkolla?

Cili është plani i Ministrisë së Arsimit për të adresuar këtë çështje?

Jeta në Kosovë transmetohet çdo të enjte në RTK prej orës 20:25 dhe repriza të premten në mesditë.

 

FOTO: KALLXO.COM Kompania, " Pastërtia" Nëntor 2020

Komuna e Ferizajt ka shpallur gjendjen emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në këtë komunë. Kjo pasi që punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia” kanë hyrë në grevë.

Komuna e Ferizajt e quan të jashtëligjshme grevën e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike-lokale.

Me shpalljen e gjendjes emergjente, Komuna e Ferizajt thotë se “shpallet mobilizimi i gjithë mekanizmit komunal dhe akterëve tjerë relevant, që përfshijnë kompaninë “Pastërtia” dhe mekanizmat tjerë të nevojshëm, që të eliminohet rreziku potencial për shëndetin e qytetarëve”.

Mexhid Ramusa, kryetar i shoqatës Sindikale “Qëndresa” thotë për KALLXO.com, se punëtorët kërkojnë dorëheqjen e kryeshefit të  KRM “Pastërtia” Basri Syla.

Ramusa thotë se në këtë ndërmarrje ka “hajni dhe keqpërdorime”. Tutje ai thotë se punëtorët janë kërcënuar nga kryeshefi.

“Deklarohet publikisht se ai është i fuqishëm në gjykatë dhe prokurori dhe vazhdimisht ka kërcënuar anëtarët e sindikatës me armë në zyrën e KRM Pastërtia”, deklaroi Ramusa.

Ai thotë se punëtorët nuk vazhdojnë punën pa dhënë dorëheqje Syla.

Ndërkaq, kryeshefi Syla ka mohuar pretendimet për kërcënime nga ana e tij.

“Në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë, me përgjegjësi, morale, ligjore, njërzore nuk kam kërcënu në jetën tem!!! Të hapur për negociata jemi, jena kanë, do të jemi! Gjithmonë në negociata për zgjidhje të cilës do kërkesë të realizueshme!”- tha ai në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com.

Punëtorët e KRM “Pastërtia” më 25.04.2024 kanë protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e kryeshefit.

KRM “Pastërtia” pas protestës së 25 .04.2024 ka reaguar në Facebook.

Nga kjo ndërmarrje thonë se sektorit të operativës dhe punëtorëve fizik u janë rritur pagat.

Kjo ndërmarrje në reagim nuk ka komentuar kërkesën për dorëheqjen e kryeshefit.