Foto: Atdhe Mulla

Më 17 Shkurt – Vjet Protestë, Sivjet Festë

Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit Kryesia e Kuvendit është pajtuar që të ketë seancë solemne më 17 shkurt – Ditën e Pavarësisë.

“Më 17 shkurt do të mbahet seancë solemne në shënim të 9 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Kuvendit, lëshuar sot pas mbledhjes së Kryesisë.

Një vit më parë pozitë e opozitë nuk kishin arritur pajtueshmëri për seancë solemne në shënim të ditës së pavarësisë. Atë kohë, propozimin e PDK-së e LDK-së për seancë Vetëvendosje e kishte cilësuar si seancë të inatit.

“Kryetarët e grupeve parlamentare LDK e PDK propozuan mbajtjen e një seance solemne, ku përveç që ishte propozim joserioz që s’mund të propozohet sot për nesër seancë, doli si propozim, si seancë e inatit meqë opozita ka thirrë protestë nesër”, kishte thënë një vit më parë Aida Dërguti.

http://kallxo.com/derguti-seanca-solemne-do-te-ishte-seance-e-inatit/

Më 17 shkurt të vitit të kaluar, pati parakalim të FSK-së dhe njësiteve të Policisë së Kosovës, ndërsa vetëm katër orë më pas, tri partitë opozitare kishin thirrur protestën.

http://kallxo.com/parada-e-pavaresise/

http://kallxo.com/dita-e-festes-dhe-protestes/

E në ditën e pavarësisë, kryeparlamentari Kadri Veseli ishte në Bruksel.

http://kallxo.com/per-pavaresi-veseli-ne-bruksel

Këtë vit Kosova shënon 9 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.