Policia e Kosovës (Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Përleshje mes të rinjve në Mitrovicë

Një i ri është therë me thikë pas një përleshjeje mes disa të rinjve në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 20:38 në fshatin Kqiç i madh në Mitrovicë, pas një përleshje mes të rinjve, njëri nga të dyshuarit ka goditur me thikë viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.