Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Një i Arrestuar për Vrasjen në Mitrovicë

Për vrasjen e sotme në Mitrovicë është arrestuar një person.

Arrestimin e konfirmoi për KALLXO.com, zyrtari për komunikim i policisë në rajonin  e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit për vrasjen që ka ndodhur sot në Mitrovicë”, tha Zahitaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se personi i vrarë nuk është nxënës i asnjë shkolle në Mitrovicë dhe vrasja nuk lidhet me gjimnazin “Frang Bardhi”, megjithëse ka ndodhur afër kësaj shkolle.

“I vrari është rreth moshës 22 vjeçare dhe nuk është nxënës i asnjë shkolle në Mitrovicë. Duam të sqarojmë se vrasja nuk ka të bëjë me shkollën në këtë rast”, sqaroi Zahiti.

KALLXO.com shkroi për vrasjen që ka ndodhur sot.

http://kallxo.com/vritet-nje-person-ne-mitrovice/