Gjykimi ndaj Lirudon Uruqit, i akuzuar për vrajse të rëndë të Fatlind Arifit - 20.11.2019

Vrasja në Gjilan, psikiatri flet për gjendjen e të akuzuarit Liridon Uruqi

Nën masa të rrepta sigurie edhe sot ka vazhduar seanca ndaj Lirudon Uruqit, i akuzuar për vrajse të rëndë të Fatlind Arifit, kanosje dhe armë mbajtje pa leje.

Në seancën e sotme u dëgjuan dëshmitarët të cilët deklaruan se qëndrojnë pranë deklarimeve të dhëna në shqyrtimin e kaluar dhe se nuk kanë çka të shtojnë.

Në seancën e sotme eksperti i psikiatrisë Dr. Afrim Cana, deklaroi se qëndron pranë ekspertizës me shkrim të cilën e ka dorëzuar në Gjykatë në shqyrtimin paraprak.

“Unë qëndroj prapa vlerësimit që e kam dorëzuar në Gjykatë në muajin prill 2018 dhe jam i gatshëm qe të përgjigjem nëse keni pyetje shtesë”, tha eksperti Cana.

Tutje eksperti Cana tha se pasi e ka vizituar tani të akuzuarin, gjendja e tij mendore sipas vlerësimit të tij ka qenë pjesërisht e mirë dhe nuk ka pasur ndonjë vështirësi që ta bëjë ekzaminimin e tij.

“Gjatë gjithë kohës i akuzuari ka shprehur keqardhje për rastin që ka ndodhur, tek i njëjti nuk kam vërejtur ndonjë patologji (çrregullim mendor), lidhur me atë se çka e kam unë profesion”, përfundoi eksperti i psikiatrisë Afrim Cana.

Seanca e sotme do të vazhdoj nesër me dhënien e fjalëve përfundimtare.

Liridon Uruqi në prill të këtij viti ishte dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata e Gjilanit, kurse Apeli këtë çështje e kishte kthyer në rigjykim.

Sipas Apelit vendimi i shkallës së parë nuk e kishte vërtetuar drejtë gjendjen faktike.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Liridon Uruqi, ka vrarë Fatlind Arifin, duke shtënë me armë zjarri dhe nga plagët e marra Arifi kishte ndërruar jetë në spital.

Tutje sipas aktakuzës Liridon Uruqi, të njëjtën armë me të cilën kishte kryer vrasjen, ia drejton fillimisht të dëmtuarve-dëshmitarëve K. H., dhe L. M., pastaj edhe të dëmtuarit, tani dëshmitarit G. A., duke e ngreh këmbëzën e revoles.

Vrasja në Gjilan – Liridon Uruqi deklarohet për fajësinë

.