Rigjykimi i Liridon Uruqit - 19.11.2019

Vrasja në Gjilan - Liridon Uruqi deklarohet për fajësinë

Liridon Uruqi, i akuzuar për vrasjen e Fatlind Arifit në fshatin Bresalc të Gjilanit nuk e ka pranuar fajësinë për vrasje dhe kanosje në rigjykimin ndaj tij.

Ai para trupit gjykues, të kryesuar nga Ramiz Azizi, anëtarët Behar Ymeri edhe Sabedin Mushica e ka pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Liridon Uruqi, ka vrarë Fatlind Arifin, duke shtënë me armë zjarri dhe nga plagët e marra Arifi kishte ndërruar jetë në spital

Tutje sipas aktakuzës Liridon Uruqi, të njëjtën armë me të cilën kishte kryer vrasjen, ia drejton fillimisht të dëmtuarve-dëshmitarëve K. H., dhe L. M., pastaj edhe të dëmtuarit, tani dëshmitarit G. A., duke e ngreh këmbëzën e revoles.

“E pranoj fajësinë për armë mbajtje pa leje, por nuk e pranoj për vrasje të rëndë dhe kanosje, ashtu siç më akuzon Prokuroria”, tha i akuzuari Uruqi.

Prokurori i shtetit Agron Uka deklaroi në seancën e sonte deklaroi se mbetet pran fjalës hyrëse të dhënë në shqyrtimin e kaluar, kurse sa i përket kualifikimit vrasje e rëndë në tentativë ai tha se mbetet në tërësi pranë atij kualifikimi.

Gjithashtu edhe përfaqësuesi i familjes së dëmtuar avokati Hamdi Jashari deklaroi se mbetet pranë deklarimeve nga shqyrtimi i kaluar gjyqësor dhe se e mbështet fjalën e Prokurorit të Shtetit.

Mbrojtësi i të akuzuarit avokati Blerim Halimi, deklaroi se nuk ka prova për ekzistimin e veprës penale kanosje dhe se i mbrojturi i tij  Liridon Uruqi nuk ka dashur të kryente vrasjen për të cilën akuzohet.

Rigjykimi i Liridon Uruqit – 19.11.2019

Liridon Uruqi në prill të këtij viti e kishte dënuar me 25 vite burgim, kurse Gjykata e Apelit këtë çështje e kishte kthyer në rigjykim.

Sipas Apelit vendimi i shkallës së parë nuk e kishte vërtetuar drejtë gjendjen faktike.

KALLXO.com kishte raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast: LINK