Hulumtimi i KALLXO për kontrabandën në veri, mbi 23 vite burgim për policët kufitar
Gjykata Themelore në Prishtinë i shpalli fajtor dhe i dënoi 13 nga 19 policët e akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në bashkëkryerje për kontrabandimin e mallrave nga territori i Serbisë për në Kosovë.
Në janar të vitit 2019, emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte transmetuar filmimet të cilat tregonin se si në dy pika të karburanteve dhe në një dyqan mallrash në Leposaviq, rrjeti i policëve pranonin deri në 200 euro për të mundësuar rrugë të lirë për kamionët e kontrabandës.
Ekipi i KALLXO.com pas bashkëpunimit me qytetarë serbë kishte arritur që të faktonte kontrabandimin.
Në pamjet që kishte filmuar ekipi, shihet se si kontrabandistët kontaktonin eprorët dhe zyrtarët policorë të pikave kufitare që t’u sigurohej lëvizja e lirë për kontrabandistët me qëllim që të kontrabandimit të mallrave të ndryshme si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike si dhe mallra ushqimore nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Gjykata e Prishtinës i shpalli fajtor dhe dënoi 13 nga 19 policë të akuzuar.
Zvezdan Spasojeviq u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vite burgim.
Biljana Nedelkoviq u shpall fajtore dhe u dënua me 2 vite e 3 muaj burgim.
Abdurrahim Haxhiq u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite burgim.
Albert Maxhuni u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite.
Milija Milunoviq u shpall fajtor dhe u dënua me burgim 1 vit e 10 muaj.
Ramadan Mustafiq u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite burg.
Jasna Durleviq u shpall fajtor dhe u dënua me burgim prej 1 vit e 10 muaj.
Zenel Bahtiri u shpall fajtor dhe u dënua me burgim 1 vit e 8 muaj.
Ali Pllana u shpall fajtor dhe u dënua me burgim 1 vit e 8 muaj.
Reshat Kuçi u shpall fajtor dhe u dënua me burgim 2 vite.
Vukadin Tomasheviq u shpall fajtor dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg.
Burim Merovci u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim.
Blagoje Lazoviq u shpall fajtor dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim.
Dënimi plotësues, ju ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike secilit veç e veç në kohëzgjatje prej 2 viteve pas mbajtjes së burgut.
Oliver Kuzmanoviq, Dejan Spasojeviq dhe Dragosh Kompiroviq, lirohen nga akuzat në mungesë të provave.
Zoran Radunoviq, Blagica Tomoviq dhe Lubisha Vujinoviq lirohen në mungesë të provave.
Ndaj të akuzuarit Nebojsha Gogiq refuzohet akuza pas tërheqjes së Prokurorit të Shtetit, hiqet masa e dorëzanisë dhe i kthehet shuma prej 15 mije euro.
Ky vendim u morr nga trupi gjykues i përbërë nga kryetari Mentor Bajraktari bashkë me anëtarët Kujtim Krasniqi dhe Musa Konxheli.
Të akuzuar ishin 20 policë, mirëpo prokurori Special Burim Qerkini u tërhoq nga aktakuza sa i përket të akuzuarit Nebojsha Gogiq në mungesë të provave.
Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, përveç Burim Merovcit, i cili e kishte pranuar fajësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Fillimisht policët kanë qenë të akuzuar për marrje ryshfeti mirëpo Prokuroria Speciale u tërhoq nga pikat e akuzës që kishin të bënin me marrje ryshfeti.
Në janar të vitit 2019, emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte transmetuar filmimet të cilat tregonin se si në dy pika të karburanteve dhe në një dyqan mallrash në Leposaviq, rrjeti i policëve pranonin deri në 200 euro për të mundësuar rrugë të lirë për kamionët e kontrabandës.
Këtu mund ta shihni videon e dorëzimit të parave:
Ekipi i KALLXO.com pas bashkëpunimit me qytetarë serbë kishte arritur që të faktonte kontrabandimin.
Në pamjet që kishte filmuar ekipi, shihet se si kontrabandistët kontaktonin eprorët dhe zyrtarët policorë të pikave kufitare që t’u sigurohej lëvizja e lirë për kontrabandistët me qëllim që të kontrabandimit të mallrave të ndryshme si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike si dhe mallra ushqimore nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Në link shihen kamionët duke qarkulluar.
Hulumtimi i emisionit “Drejtësia në Kosovë” i titulluar “Lidhja e Policisë me Kontrabandën” kishte arritur që të dokumentojë se kontrabandimi po ndodhte në ato zona.
Hulumtimin e emisionit mund ta ndiqni:
Po ashtu, hulumtimi për kontrabandën u shfaq në tri emisione, të dytin mund ta gjeni këtu dhe të tretin në këtë link.
Aktakuza fillimisht ishte ngritur ndaj 33 personave dhe shumica prej zyrtarëve policorë akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit, kontrabandë me mallra dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykimi tani është duke vazhduar vetëm ndaj 20 personave, pasi që procesi ishte veçuar për 11 të akuzuar, përderisa K. S. (i cili ka ndërruar jetë) dhe një tjetër kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje.
Sipas Prokurorisë, 20 zyrtarët policorë kanë mundësuar që nëpërmjet rrugëve ilegale të bëhet kontrabandimi i mallrave të ndryshme si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike si dhe mallra ushqimore nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Pretendimet e Prokurorisë janë se të dyshuarit kishin pranuar shuma të ndryshme të parave duke lejuar futjen e mallrave ilegale në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.
E lidhur me këto pretendime të Prokurorisë Speciale të akuzuar janë Zvezdan Spasojeviq, Bilana Nedelkoviq, Abdurrahim Haxhiq, Albert Maxhuni, Milija Milunoviq, Oliver Kuzmanoviq, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Zoran Radunoviq, Reshat Kuçi, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomoviq, Lubisha Vujinoviq, Burim Merovci, Blagoje Lazoviq dhe Nebojsha Gogiq.
Prokuroria Speciale pretendon se 20 policët e stacionit policor për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok kanë kryer veprat penale të sipërpërmendura.
Në maj të vitit 2020 Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 33 personave, pjesa më e madhe e të cilëve pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Në seancën e mbajtur më 16 qershor 2020, 33 të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm, ndërsa dy të akuzuarit Krsto Subotiq, i cili ndërkohë ka vdekur, dhe Nysret Jashari, kishin pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.
Ndaj të akuzuarit K. S., dhe B. M., ka pushuar procedura penale për shkak se kanë vdekur.
Sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com, të akuzuarit Zvezdan Spasojeviq, Bilana Nedelkoviq, Milija Milunoviq, Albert Maxhuni dhe Abdurahim Haxhiq që nga viti 2017 deri në vitin 2019, në vazhdimësi me të akuzuarin tjetër Dejan Vukashinoviq, në cilësi të personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit pasuror.
Zvezdan Spasojeviq në cilësinë e komandantit të stacionit, Bilana Nedelkoviq në cilësinë e udhëheqëses së ndërrimit, si dhe Milija Milunoviq, Albert Maxhuni dhe Abdurrahim Haxhiq në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit “A” të SPMK në Zubin Potok, derisa kanë qenë në detyrë zyrtare duke mbikëqyrur rrugët e brezit kufitar kanë lejuar dhe mundësuar që nëpërmjet rrugëve ilegale të bëhet kontrabandimi i mallrave të ndryshme si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike si dhe mallra ushqimore nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Sipas aktakuzës, të cilën e përfaqëson prokurori Burim Qerkini, Dragoslav Igrutinoviq, Boban Radojkoviq, Dalibor Gjukiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Zoran Vukmanoviq të akuzuar për marrje ryshfeti për kalimin e automjeteve me mallra kanë pranuar shuma të ndryshme të parave me qëllim të shmangies së kontrollit dhe tarifave doganore.
Prokuroria pretendon se për çdo automjet të akuzuarit kanë përfituar shumën prej 20 euro deri në 150 euro, të cilat janë ndarë edhe me policët e atyre ndërrimeve.
E gjithë kjo për t’i mundësuar vetes përfitim pasuror të kundërligjshëm, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material buxhetit të Kosovës.
Të akuzuarit e tjerë Oliver Kuzmanoviq, udhëheqës i ndërrimit “B”, Z.R. udhëheqës i ndërrimit “C”, N.G. udhëheqës i ndërrimit “D” të stacionit të SPMK në Zubin Potok së bashku me Ramadan Mustafiqin, Dejan Spasojeviqin, Dragosh Kompiroviqin, Jasna Durleviqin, Zenel Bahtirin, Bozhidar Milosavleviqin, Ali Pllanën, Krsto Subotiqin, Reshat Kuçin, Vukadin Tomasheviqin, Blagica Tomoviqin, Lubisha Vujinoviqin, Burim Merovcin dhe Blagoje Llazoviq në cilësi të policëve patrullues në kuadër të këtyre ndërrimeve, po akuzohen nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për marrja ryshfeti.
Tutje në aktakuzë thuhet se Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Besnik Morina, Jeton Morina dhe Sabri Isufi kanë udhëtuar për në Serbi për t’i blerë kafshët, e sipas marrëveshjes i kanë dorëzuar te të akuzuarit Dragoslav Igrutinoviq dhe Boban Raojkoviq, të cilët duke bashkëpunuar me të akuzuarit e tjerë në cilësi të personave zyrtarë i kanë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Sipas Prokurorisë, për këto shërbime të akuzuarit nga tregtarët janë paguar në shumën prej 50 euro dhe 60 euro për një kafshë, ndërsa për bartjen e vetëm një kafshe kanë marrë deri në 35 euro.