Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së

Gjykata e hedhë poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për përkthim të dokumenteve në gjuhën shqipe

Gjykata Speciale ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit të Jakup Krasniqit për përkthimin e dokumneteve në gjuhën shqipe.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë të enjten po mbahet seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit dhe tre bashkëluftëtarëve të tjerë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po akuzohen për krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aydan Elis, mbrojtës i Jakup Krasniqit, të mërkurën ka kërkuar që dokumentet e dorëzuara nga Prokuroria të përkthehen në gjuhën shqipe pasi i mbrojturi i tij nuk mund t’i lexojë në gjuhën angleze.

“Në lidhje me këtë dëshmitar janë dy dokumente, njëri ka të bëjë me korrigjime, ndryshime me intervista, deklarata dhe tjetra është material i ri. Këto i janë dhënë mbrojtjes vetëm në anglisht dhe është disavantazh sepse Jakup Krasniqi nuk lexon anglisht. Do të na ndihmonte shumë, sidomos kur të marrim udhëzime për këto çështje brenda kohës së kufizuar, nëse do të jenë në shqip që ai të paktën t’i lexojë”- ka thënë mbrojtësi Aydan Elis.

Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka konstatuar se nuk është obligim i ZPS që t’i përkthej këto dokumnete dhe se shënimet mund të përkthehen nga ana e avokatit.

“Trupi gjykues vëren se urdhëri për kryerjen e këtyre procedurave nuk kërkon që ZPS të japë përkthim të shënimeve përgatitore. Qëllimi i këtyre shkrimeve është që mbrojtja të njoftohet për çdo sqarim ndryshim apo korigjim të bërë nga dëshmitari në deklaratat e mëparshme dhe arsyet për këto ndryshime”- ka thënë gjykatësi Smith.

Gjykatësi ka konsideruar se pjesa përktaëse e këtyre shënimeve mund të përkthehet nga mbrojtja dhe sipas gjykatësit avokati nuk ka cekur se nuk mund ta bëjë këtë.

“Mbrojtja nuk ka thënë se nuk i ka burimet për ta bërë këtë. Andaj trupi gjykues është i mendimit se nuk ka asnjë padrejtësi nga kjo. Kjo është në përputhje me praktikën e tribunaleve të tjerë sidomos TPNJ-së”- shtoi Smith.

Në fund trupi gjykues dha urdhër gojor që kërkesa e mbrojtjes së Krasniqit për përkthim të hudhet poshtë.

Ndërkaq, gjykimi është duke vazhduar me rrëfimin e dëshmitarit në seancë të mbyllur për publikun.

Avokati i Jakup Krasniqit kërkon që të përkthehen dokumentet në gjuhën shqipe