Besnik Osmani, Auditor i Pergjithshem. Foto: "ZKA"

ZKA bëhet pjesë e EUROSAI-t

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës tani është pjesë e Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit.

Lajmin e ka bërë të ditur Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm.

“Zyra Kombëtare e Auditimit si anëtare e EUROSAI-t synon të jap kontribut dhe të ndajë me kolegët njohuritë dhe përvojën e vet profesionale dhe të prezantojë Kosovën me dinjitet. U jam mirënjohës ekipit të ZKA-së që patën dijen dhe kurajon që të punojmë së bashku për këtë sukses”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ai ka falënderuar të gjitha shtetet anëtare që në Kongresin XI që është duke u mbajtur në Pragë kanë votuar me 2/3 e votave të nevojshme.