Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian, Foto: Denis Sllovinja/ KALLXO.com
Zhvillimet në veri, presidentja Osmani takon Haradinajn
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi e AAK-së , Kushtrim Xhemaili.
Osmani paraprakisht ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Temë e këtij takimi ishin ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja politike e LDK-së për KALLXO.com, Sibel Halimi.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se 3 pjesëtarë të grupit terrorist janë vrarë nga ana e Policisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka publikuar pamje të xhiruara nga droni ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq në mesin e grupit terrorsit. Sipas Qeverisë së Kosovës, Radojiçiq i ka prirë këtij grupi.
Milan Radojiçiq tash e disa vite ka fletarrestim në Kosovë.
Kush është Millan Radoiçiq, lideri “nën hije” i serbëve të Kosovës?