Zgjedhjet e 6 tetorit: 895 qendra votimi dhe mision monitorues nga BE-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim që në zgjedhjet e 6 tetorit të jenë katër qendra votimi më pak sesa në zgjedhjet e fundit nacionale të vitit 2017.

“Këshilla për operacione zgjedhore e ka trajtuar listën e qendrave të vendvotimeve. Në këto zgjedhje do të jenë katër qendra votimi më pak, kështu që kemi 895 qendra votimi, komisioni e ka trajtuar e ka miratuar”, tha anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi.

Po ashtu, në mbledhjen e 30-të të rregullt të KQZ-së, anëtarët me shtatë vota për votuan pro një misioni nga BE për monitorim të zgjedhjeve.

“Presidenti Thaçi ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të kemi misionin vëzhgues për këto zgjedhje, ashtu siç i kemi pasur edhe në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017 dhe në ato lokale në vitin 2018”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Ata kanë pranuar me kënaqësi të vëzhgojnë zgjedhjet dhe të kemi një mision vëzhgues në të njëjtin format siç e kemi pasur. Për këtë, duhet të nënshkruhet një marrëveshje”, tha tutje ajo.

Gjatë kësaj mbledhje, KQZ votoi pro OSBE-së që të jetë pjesë mbështetëse në veri të vendit.

KQZ miraton rolin ‘këshillëdhënës’ të OSBE-së në veri në ditën e zgjedhjeve

www.kallxo.com