Partia e Kadri Veselit - PDK, s`e ka deklaruar asnjë donacion për zgjedhjet e 6 tetorit
Partia Demokratike e Kosovës, që në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019 doli partia e tretë në vend, nuk e ka deklaruar asnjë donacion dhe asnjë kontribut në të holla për zgjedhjet e fundit.
Në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PDK figuron si njëra nga subjektet politike që ka raportuar se nuk ka pranuar asnjë donacion apo kontribut në të holla.
Në të dhënat që subjektet politike janë të obliguara t’i raportojnë në KQZ, PDK nuk ka të deklaruar donacione apo kontribute me të holla.
Ndërsa kontribute në mallra dhe shërbime, PDK ka deklaruar 52 mijë e 810 euro.
PDK ka deklaruar se gjithsej shpenzime për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit kanë pasur 316 mijë e 346 euro.
162 mijë euro i kanë shpenzuar për reklama, konferenca e reprezentacion.
Ndërsa 153 mijë euro i kanë deklaruar si shpenzime të përgjithshme.