Thaçi: Presidentit nuk i takon të caktojë me cilat parti të formohet qeveria

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në adresimin e sotëm të fundvitit  tha se nuk i takon askujt tjetër pos partisë fituese të zgjedhjeve që të përcaktojë se më cilën parti të formojë qeverinë.

“Se partia fituese më cilën parti e krijon qeverinë, të pakicës apo shumicës i mbetet atyre të vendosin. Kjo nuk i takon as presidentit, e as vendor e ndërkombëtarëve me tregu preferenca politike se me cilën parti duhet partia fituese të futet në qeveri”, tha ai.

Thaçi mes tjerash theksoi se votuesi është i njëjtë për të gjithë.

I pari i shtetit bëri të ditur se me 6 janar do ta pres në zyrë Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje për caktimin e mandatit drejt formimit të qeverisë.