119 deputetë të ardhshëm regjistrohen në Kuvend

119 deputetë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës kanë përfunduar procesin e regjistrimit të Kuvendit.

Kështu ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.

Më tej njofton se këtij procesi pritet që të i nënshtrohet ditëve në vazhdim edhe deputeti Rasim Demiri.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur me 6 tetor.

Vendi ka shkuar në zgjedhje pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, pasi që kishte marr ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Nga këto zgjedhje, e para kishte dal Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK-ja. Këto dy parti janë ende në bisedime për harmonizimin e programit bashkëqeverisës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka marrë vendim që të ndryshojë datën e Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë, e cila tashmë do të mbahet me datën 26 dhjetor në ora 15:00.