Policia e Kosoves

Voziti 149km/h në zonën 80km/h, shoferi dënohet me 300 euro, tre pikë negative dhe tre muaj ndalim vozitje

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një vozitës, i cili në zonën në të cilën shpejtësia maksimale ishte 80km/h është kapur duke vozitur 149km/h.

Shoferit i është shqiptuar gjoba 300 euro, tri pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre muajsh.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Mitrovicë Jug gjatë kontrollit të trafikut me matës të shpejtësisë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka identifikuar një kundërvajtës duke zhvilluar shpejtësi prej 149 km/h në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 80 km/h”, njoftoi Policia.