Votohet në parim projektligji për buxhetin 2021

Me 64 vota për Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021.

Në sallë kanë qenë të pranishëm 84 deputetë.

Kundër këtij projektligji ishte Lëvizja Vetëvendosje e cila konsideron se kjo qeveri nuk ka legjitimitetet të sjellë ligje të tilla për votim.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën po diskutohet për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 dhe votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.