Qeveria ia huqë me njoftimin për votimin e buxhetit, e arsyeton si gabim teknik

Qeveria e Kosovës ia ka huqur, duke dërguar komunikatë se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2022.

Ndonëse ende në Kuvendin e Kosovës po vijon shqyrtimi i pikës së rendit të ditës për Projektligjin për buxhetin, qeveria me komunikatë i ka paraprirë së i njëjti ka marrë miratimin e deputetëve.

Disa minuta më vonë, ekzekutivi e ka pranuar huqjen, por duke e cilësuar si gabim teknik.

“Ju njoftojmë se komunikata e dërguar më parë me titull ‘Kuvendi miraton buxhetin e vitin 2022’, ka qenë një lëshim teknik, andaj ju lutemi që ta injoroni atë. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në komunikatën e mëpastajme të Qeverisë.