Vlora Dumoshi: Teatri i Operës dhe Baletit po pengohet nga Komuna e Prishtinës

Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, ka reaguar ndaj deputetes Eliza Hoxha, e cili tha se projektbuxheti i vitit 2021 nuk i ka prioritet shëndetësinë, arsimin e kulturën, ashtu si nuk ishin as gjatë këtij viti.

Lidhur me këtë deklaratë reagoi ministrja Vlora Dumoshi në seancën plenare ku po diskuohet për votimin e buxhetit 2021, ajo tha se buxhetin e ka të trashëguar kurse sa i përket projekteve të mëdha kulturore si ndërtimi i Tetarit të Baletit dhe Operës, tha se fajin e ka Komuna e Prishtinës.

“Si ministre e Kulturës ju e dini që buxheti trashëgohet dhe detyrimet që ish ministri i lë pas. Unë ministrinë e kam gjetur me më shumë 4 milionë euro borxh. Ne jemi përballur edhe me pandeminë dhe aktivitete nuk kanë mundur të bëhen si duhet. Sa i përket Tetarit të Operës dhe Baletit, projekti është, këto ditë do bëhet përzgjedhja, por problemi është te komuna e Prishtinës. Një kryetar kur del publikisht edhe thotë nuk ka vend për teatër të operës dhe baletit, e dokumentacionet janë në kadastër dhe i takojnë ministrisë së kulturës, këtu duhet ta ngritë zërin komuniteti dhe gjithë ne që të realizohen këto projekte madhore”, tha Dumoshi.