Vjedhje e rëndë në tentativë në Gjilan

Një vjedhje e rëndë në tentativë dyshohet se ka ndodhur më 24.03.2024 në Gjilan.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 04.04.2024.

Policia njofton se persona të panjohur kanë tentuar që me forcë ta hapin derën kryesore të një objekti.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, personat e dyshuar nuk kanë arritur që të depërtojnë brenda.

PK thotë se në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.