Ilustrim

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Graçanicë, raportohet për para, orë e stoli të vjedhura

Një burrë, shtetas i Turqisë, ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij në Graçanicë dhe i kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme dhe disa orë dhe stoli ari.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Residencën Marigona në Graçanicë më 13.04.2026.

Lidhur me rastin Policia sqaroi se pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Ndërkaq u theksua se për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull shtetas i Turqisë, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme dhe disa orë dhe stoli ari. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”– thuhet në raportin e Policisë më 14.04.2026.