Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO - Zyba pas raportimit të Drejtorit të AKI-së: Duhet kujdes i shtuar, aktualisht nuk ka siguri në Serbi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka kërkuar kujdes nga mekanizmat shtetërorë dhe nga qytetarët që lëvizin përmes Serbisë.

Këto komente, Zyba i dha pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti në Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Zyba tutje shtoi se shqetësimi kryesor i sigurisë në Kosovë është Serbia dhe se duhet të bëhet kujdes nga provokimet.

Problemet që janë shkaktuar me komunikacionin e qytetarëve kosovarë në pikëkalimet kufitare të Serbisë, Zyba thotë se ishin pjesë e diskutimit me shefin e AKI-së.

Ai shton se ky shqetësim nuk është i vetmi që u diskutua në raportim.

Zyba tregoi se në raportim drejtori i AKI-u ka thënë të kenë kujdes në deklarime pasi që aktualisht nuk ka siguri në Serbi.

Vlerësimi gjendjes së sigurisë ishte tema kryesore e raportimit të drejtorit të AKI-së sipas Zybës.