Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Veturën që e mori qira ia dha dikujt tjetër për 3000 euro, arrestohet

Një pronar i një kompanie që jep vetura me qira në Ferizaj, është ankuar në Policinë e Kosovës se i kishte dhënë në shfrytëzim veturën e tij një personi e që më pas nuk e kishte kthyer automjetin.

Sipas raportit policor, rasti ishte raportuar më 24 janar të këtij viti.

I dyshuari, sipas Policisë dyshohet se i kishte dhënë veturën një personi tjetër në këmbim të një shume parash prej 3000 euro.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.