Vetura e vjedhur në Graçanicë u gjet në Skenderaj

Një veturë që ishte raportuar e vjedhur dje në Graçanicë, është gjetur sot nga Policia e Kosovës në Skenderaj.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që ishte raportuar e vjedhur një ditë më parë në Stacionin Policor në Graçanicë”, tha ai.

Ai shtoi se hetuesit policorë kanë lokalizuar vendin, ku ndodhej vetura e llojit BMWW dhe gjatë verifikimit e kanë identifikuar se bëhet fjalë për veturën e raportuar të humbur një ditë më parë.

“Hetuesit policorë mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin e veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e mesditës së sotme,  në qytetin e Skenderajt kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV me ç’rast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila një ditë më parë ishte raportuar  e vjedhur në zonën e Graçanicës”, tha Zahiti më tej për KALLXO.com.

Ai shtoi se ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti u është proceduar hetuesve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.

KALLXO.com raportoi se gjatë ditës së djeshme ishin vjedhur dy vetura në zonën e Graçanicës.

Hajnat ia mësyjnë veturave në Graçanicë

.