QKUK Emergjenca

Vdes në QKUK një person i cili ishte aksidentuar para një muaji në Pejë

 

Policia e Kosovës njofton se ka vdekur një person i cili ishte aksidentuar më 1 gusht të këtij viti.

Viktima ka vdekur gjatë ditës së djeshme, ndërsa aksidenti kishte ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës.

Viktima ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitar të Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.