Valon Berisha mungon ndaj Suedisë
27.3.2021 - 12:04
Mesfushori kosovar Valon Berisha do të mungojë ndaj Suedisë të dielën, ndeshje që luhet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katar 2022”.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për mungesën e mesfushorit të Reimsit.
Berisha mund të kthehet ndaj Spanjës më 31 mars.
“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, ka njoftuar FFK-ja.