Futbollistët e Kosovës duke festuar golin ndaj Izraelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë | Foto: FFK

Vërshëllimet e tifozëve ndaj himnit izraelit, UEFA dënon FFK-në

Federata e Futbolli të Kosovës është dënuar me 10,000 euro gjobë nga UEFA për shkak se tifozët vendas në ndeshjen Kosovë – Izrael kishin vërshëllyer himnin shtetëror izraelit, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 12.11.2023.

Këtë ndeshje Kosova e kishte fituar me rezultat 1:0 me golin e Milot Rashicës në minutën e 41.

Ndërsa po kundër Izraelit, por në kategorinë e U21, UEFA ka shqiptuar gjobë ndaj FFK-së për ndeshjen e 21.11.2023, e cila u fitua 3:1,

UEFA ka vendosur ta gjobis FFK-në për shkak të sjelljeve të pahijshme të së paktës 6 lojtarë e zyrtarë së bashku.

Ndërsa për organizimin e kësaj ndeshje FFK ka marrë një paralajmërim nga UEFA për shkak të objekteve sanitare të orientuara për shikuesit në stadium.

Gjoba në adresë të FFK-së, UEFA ka shqiptuar edhe për ndeshjen Kosovë – Bjellorusi të 21.11.2023, në të cilën Kosova u mposhtë me rezultat 0:1.

Në këtë ndeshje Kosova u dënua me 7,000 euro gjobë për sjellje të pahijshme të së paku 6 lojtarëve apo zyrtarëve.

Ndërsa  zyrtari i FFK-së, Sahit Salihu është dënuan me dy ndeshje mospjesëmarrje në gara si dhe zyrtari tjetër i FFK-së, Bajram Shala me 1 ndeshje mospjesëmarrje.

Po ashtu, FFK është dënuar me 10 mijë euro gjobë për shkak se zyrtarët e ekipi ishin hyrë brenda fushës së gjelbër që u takon vetëm futbollistëve.

Këtu mund t’i gjeni vendimet e UEFA-së që janë marrë më 12.12.2023.