FFK: Gliha nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Primozh Gliha nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Kosovës në Futboll.

Përmes një njoftimi, FFK-ja ka bërë të ditur se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha.

FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluar pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

“Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar”- thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në korrik të këtij viti Primoz Gliha është emëruar trajner Kombëtares së Kosovës. Gjatë drejtimit të kombëtares, Gliha arriti dy fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Kosova mbyllim e parafundit në grup ciklin e kualifikimeve për Euro 2024.