Dy nga tre të vdekurit nga aksidenti mbrëmë kanë qenë futbollist, FFK shpreh ngushëllime

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit të mbrëmshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku mbetën tre të vdekur.

Dy nga ta, Molos Delija dhe Lordon Syla kane qenë futbollist të ‘KF Gjakova’.

FFK-ja ka thënë se ky rast tragjik ka prekur zemrat e gjithësecilit.

“Molosi dhe Lordi do të mbeten gjithmonë në kujtimet tona si figura frymëzuese dhe të dalluara në fushën e futbollit.Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta”– thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ndaj vdekjes së të rinjëve ka reaguar edhe ish klubi i tyre ‘KF Gjakova’, duke iu shprehur po ashtu ngushëllime familjarëve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që dyshohet se pasi ka humbur kontrollin e veturës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ka goditur tre këmbësorë, duke i lënë të vdekur.

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku vdiqën tre persona