Flamuri i Irani, Ilustrim: Pixabay

Ushtria e Iranit thotë se operacioni ka "përfunduar", paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin kundër sulmeve të ardhshme

Sardar Bagheri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, tha se Irani i dërgoi një mesazh Shteteve të Bashkuara përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin se nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane “nuk do të kenë asnjë siguri” dhe do të “trajtohen.”

Bagheri tha se nga këndvështrimi i Iranit, operacioni ushtarak kundër Izraelit “ka përfunduar”.

Megjithatë, ai theksoi se forcat e armatosura iraniane mbeten në gatishmëri të lartë dhe janë të përgatitura të “veprojnë nëse është e nevojshme”, sipas një interviste në TV shtetëror IRINN të dielën.

Nëse regjimi sionist përgjigjet, operacioni ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh, tha Bagheri.

Regjimi sionist është një referencë iraniane për Izraelin.

“Veprimet e Izraelit në konsullatë u dënuan kështu që duhej të jepej një përgjigje” –  shtoi Bagheri/CNN/.