Tre viktima nga Covid- 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Numri i të vdekurve nga virusi Covid- 19 ka arritur në 58 raste.

Sipas njoftimit të bërë nga IKSHP, gjatë ditës së sotme janë shënuar edhe tre viktima nga Covid-19.

Sipas njoftimit, këto raste kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas IKSHP-së, sot janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.824 raste, kurse raste aktive 1.296”.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar edhe 114 raste të reja me COVID-19.

“Sot më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 114 raste pozitive”, ka bërë të ditur IKShPK,

Dalin rezultatet e 304 mostrave për COVID-19, shifra alarmante të të infektuarve